Selinoja dhe vetitë e saj kuruese për shëndetin

0

Image result for selinoja

Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.

Selino përmban 23 për qind silik, i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili shkon direkt në kocka, duke i forcuar ato dhe duke parandaluar thyerjet.

Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.

Përfitimet më të mëdha udhqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur.

Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare.

Nëse keni inflamacion, konsumoni më shumë selino për trajtim efikas të këtij problemi.

Image result for selinoja

Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.

Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.

Përqindja e lartë e ujit bën që selinoja të jetë e mirë për tretjen. Kjo përqindje e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon edhe në rregullimin e jashtëqitjes.

Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here