Sera me kanabis/Rrumbullaku përjashton nga detyra 7 punonjës të policisë në Berat (Emrat)

0

Pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovisë të Beratit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat, Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë. Në vendin e tij është emëruar Kastriot Skënderaj.

Po ashtu, Rrumbullaku ka vendosur të përjashtojë për shkelje të rënda, 7 punonjës të Policisë, konkretisht: kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat, komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat, nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal, nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal, inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal dhe inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë ndihmës specialist për policimin në Komunitet, në Dimal.

Gjithashtu, është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie si dhe është vendosur shtyrja e afatit të gradimit me 2 vjet për 2 punonjës të tjerë policie.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here