Serbi, 32 viktima të reja nga COVID-19

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 32 persona dhe janë regjistruar 7.628 raste të tjera.

Siç theksohet në faqen zyrtare ‘covid19.rs’, 3.621 persona u shtruan në spital, ndërsa 167 persona janë në respiratorë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 7.633, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0,91 për qind.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Serbi janë regjistruar 838.512 raste me COVID-19 nga gjithsej 5.316.382 teste të kryera për persona të dyshuar me COVID-19.(AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here