Seriali “Ezel”, ja gabimi që po “thyen” rrjetet sociale

0

Megjithëse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke. Në skenën kur Daja Ramiz po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas dy personazheve kryesorë shihet teksa urinon një burrë. Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Kjo skenë që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë të kalojnë gabimet.

“E dua atë rehati”

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin “rehatinë” e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here