Shakira akuzohet për evazion fiskal, nuk ka paguar 14,5 milionë euro taksa në Spanjë

0

SPANJE

Këngëtarja Shakira akuzohet për evazion fiskal në Spanjë duke mos paguar taksat në periudhën 2011-2014 që kam shifrën e 14,5 milionë euro. Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren kolumbiane për gjashtë akuza, për të të cilat nëse shpallet fajtore mund të përfundojë dhe në burg.

Sipas akuzave, Shakira në vitin 2011 zhvendose në Barcelonë pas zyrtarizimit të lidhje me futbollistin Gerard Piqué, por ajo vazhdoi të mbante vendbanimin e saj në Bahamas deri në 2015.

Një gjykatës spanjoll që heton mashtrime të dyshuara tatimore nga këngëtarja kolumbiane Shakira rekomandoi të enjten që çështja të shkojë në gjyq.

Gjykatësi Marco Juberias njoftoi se gjatë hetimit të tij tre vjeçar zbuloi “prova të mjaftueshme të kriminalitetit” që çështja të shkonte në gjykatë dhe Shakira tashmë përballet me 6 akuza për mospagimin e taksave.

Versioni i ofruar nga avokatët e këngëtares është se gjatë asaj kohe, 44-vjeçarja fitoi shumicën e parave të saj në turne ndërkombëtarë dhe kaloi jo më shumë se gjashtë muaj në vit në Evropë. Sipas ligjit spanjoll, kjo është e mjaftueshme për ta konsideruar atë jo-rezidente.

“Shakira gjithmonë ka përmbushur detyrat e saj tatimore në të gjitha ato vende ku ka punuar, madje edhe në periudhën midis viteve 2011 dhe 2014. Ajo ndoqi mendimet dhe rekomandimet e sakta të konsulentëve të saj, profesionistë të nivelit më të lartë të një prej kompanive më të mëdha në botë”, – sqaruan avokatët e Shakira në një deklaratë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here