Pjesëtarët e shërbimit sekret amerikan kanë arrestuar pranë Shtëpisë së Bardhë një person i cili kishte mbajtur armë.
Pjesëtarët e inteligjencës kanë kryer arrestimin të dielën në mëngjes, në udhëkryqin në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është arrestuar për posedim të disa armëve të ndryshme.
Incidenti ka ndodhur para godinës së Drejtorisë së Përgjithshme, në pjesën e cila i takon Shtëpisë së Bardhë.AA