Protestave Minnesota në SHBA/Zgjatet shtetrrethimi për dy ditë

0
2

Guvernatori i shtetit amerikan Minnesota, Tim Walz, ka zgjatur shtetrrethimin për dy ditë për shkak të protestave të vazhdueshme për vdekjen e George Floyd, të cilat u shndërruan në dhunë me plaçkietje dhe zjarrvënie në qytetet Minneapolis dhe St. Paul.

Walz tha se shtetrrethimi do të hyjë në fuqi mbrëmjen e të hënën nga ora 10 deri pasnesër në ora 4 të mëngjesit.

“Nuk dua të portretizoj një imazh që ka mbaruar. Por, unë dua të portretizoj një imazh që ne, si popull i qytetit Minnesota, e kemi rivendosur veten në vlerat për të cilat ne interesohemi”, tha Walz.

Guvernatori theksoi se ekziston “një përcaktim i qartë midis njerëzve të cilët kanë dhimbje dhe janë të zemëruar me të drejtë, duke e shprehur atë në mënyra të ligjshme” mbi vrasjen e Floyd dhe “ata që janë të përkulur për shkatërrimin e dëshpëruar”.

Gjeneral majori, Jon Jensen, nga Garda Kombëtare e qytetit Minnesota, po ashtu tha se Garda do të fillojë të tërheq 7 mijë forca të mobilizuara aktualisht për trazira, duke paralajmëruar se mund të kthehen përsëri nëse është e nevojshme.

“Ky nuk është një urdhër për të kthyer të gjithë organizatën në shtëpi”, shtoi Jensen.

46-vjeçari Floyd vdiq pasi oficeri Derek Chauvin vendosi gjurin mbi qafën e viktimës dhe e mbajti gati 9 minuta. Fjalët e fundit të viktimës ishin “Nuk mund të marr frymë”, fjalë të cilat u bënë parullë e protestave mbarëkombëtare.

Pavarësisht shtetrrethimit në qytetet e mëdha të SHBA-ve, demonstruesit dolën në rrugë për ditën e gjashtë me radhë për të protestuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here