Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Markgrafenheide, në Gjermani ku një grua ka zbuluar në një park trupat e pajetë të prindërve të saj
Në zonën e një parku, gruaja ndjen një erë të fortë dhe të shpifur e ndërsa u afrua pranë disa pemëve dhe shkurreve, ajo pa dy trupat e prindërve të saj të vdekur.
Menjëherë gruaja njoftoi policinë. Ndërkohë ende nuk dihet nga se është shkaktuar vdekja e të moshuarve. Policia nuk përjashton pistën e vrasjes, vetëvrasjes dhe vdekjen natyrale.
Të moshuarit sipas policies janë rreth 85 dhe 89 vjeç. “Gjëja e pazakontë është se të dy njerëzit vdiqën në të njëjtën kohë,” tha e bija e viktimave.