Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe! U zgjodh nga Këshilli i Lartë Federal

0

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do të jetë Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Federal, një ditë pasi u nda nga jeta Presidenti Sheikh Khalifa, në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u zgjodh ditën e sotme, edhe pse prej vitesh konsiderohej sundimtari ‘de fakto’ i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheikh Khalifa, i cili vdiq dje, ishte President i Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, që kur ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014. Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë Emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë këtë të premte, dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para.

Në janar 2014, Khalifa pësoi një hemorragji cerebrale dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan u bë sundimtari de fakto i Abu Dhabit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here