Shënohen 316 raste të reja me Covid-19 dhe 10 viktima në Maqedoninë e Veriut

0

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 316 raste të reja me koronavirus nga 3, 486 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 10 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë 240 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar në 181.031 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 6, 831 persona.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here