Sherret në komunitet/ Banorët e lagjes ku ndodhi krimi për parkim: Shteti të ndërhyjë

0

Vende parkimesh të bllokuara me shishe ujë, karrige apo zona të rrethuara me zinxhir i gjen lehtësisht në kryeqytet.

Kjo është kthyer vazhdimisht në mollë sherri mes drejtuesve të automjeteve, apo fqinjve.

Por mes njerëzve që mbyllin sytë para kësaj situate për të shmangur konfliktet, ka edhe të tjerë , që edhe pa qenë të përfshirë zgjedhin të reagojnë pa e ditur se do ju merret jeta.

“Nga shikimet e njerëzve duket indiferentizmi, por është shteti indiferent në rradhë të parë!”

Rasti më i fundit i ndodhur te 21 dhjetori ku Alban Mëneri goditi për vdekje Nikolin Stakën, mësuesin nga laci I cili kishte vetëm një muaj që jetonte në atë lagje, pasi ndërhyu për të qetësuar debatin mes autorit dhe dy klientes të parukieres që donin të parkonin.

“Jam i tronditur se të shohësh një ngjarje të tillë për një budallallëk. Dhunuesi po bënte sherr me parukieren, edhe viktima i ka thënë ‘o shoku pse bën fjalë me gratë’ hajde zbrit poshtë ia ktheu mqs qenke burrë i mirë ti! Me zonjën u zu për parkimin, ndaj ndërhyri mësuesi që kishte marr shtëpinë me qera. Në datë 1 korrik hyri, në 1 gusht ndërroi jetë. Kishte fraktura në kokë, carje”

Pas telefonatës së bashkëjetueses së Nikolin Stakës, qiradhënësi Ramazan Krasniqi ishte personi i parë që hyri në banesë dhe gjeti trupin e pajetë të mësuesit.

“S’po gjej burrin më tha, e në mëngjes hyra nga penxherja që ta shihnim që e kishte lënë hapur. Hyra dhe ai kishte ndërruar jetë…”

Kjo ngjarje problematike nuk ndodh për herë të parë në këtë lagje sipas banorëve, por masat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar rastin fatal, vdekjen e mësuesit.

“Më ka gjuajtur dhe mua në debat e sipër, kur kam shkuar për tu sqaruar ai më gjuajti në grusht më hodhi në tokë e kam denoncuar por doli prapë nga burgu. Pra ka qenë problematik prej vitesh, për këtë pronën këtu që e ka rrethuar me konet e kuqe se pretendon që është prona e tij. Është denoncuar disa here dhe policia nuk merr masa, edhe atë ditë që ka ndodhur ngjarja u telefonua policia ka ardhur e ka ikur pasi kishte ndodhur gjullurdia. Ka ardhur e ka ikur nuk ka gjë ka thënë!”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here