Sherri i mësueseve nisi me fjalë, përfundoi me kërcënim me jetë

0

Zbardhen dëshmit e protagonistëve në konfliktin pranë shkollës “Çajupi”

Mosmarrëveshjet për motive banale mes dy mësuesve Elida Qenami dhe Domenika Toptani, u bën shkak për një ngjarje që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Sherri mes disa personave përballë shkollës “Çajupi”, përfundoi me 3 të shtëna arme që fatmirësisht nuk lanë të plagosur. Gjithçka nisi me dyshimet e mësueses Toptani që kolegia bënte shenja pas krahëve, si dhe për vendet ku uleshin në sallën e mësuesve.

Elida Qenami: Në datën 4 Tetor më ndaloi në sallën e katit të parë duke më thënë pse bën shenja pas krahëve të mi. Jemi konfliktuar dhe ajo nisi të më ofendoi duke më kujtuar divorcin dhe gjëra që nuk kanë lidhje me punën.

Mësuesja tjetër pranon që prej disa kohësh nuk shkon me kolegen e saj dhe dy ditët e fundit kishin pasur tentativë për të rregulluar marrëdhëniet, por siç duket, gjaknxehtësia e burrave në familje ishte më e fortë se negociata.

Domenika Toptani: Konflikti jonë është vetëm për një debat që kam pasur me Elidën për uljet tona në karrige në sallën e mësueseve dhe në lokal. Jemi mësuese shkolle por nuk kam muhabet me të. Në mëngjes kur u ulëm në lokal për tu sqaruar një i afërm i Elidës me tha se është shef policie dhe se nuk pyesnin për djalin tim që ishte i vetëm.

Në dosjen e Prokurorisë renditen dëshmitë e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje, të cilët tregojnë njëri pas tjetrit se si të afërmet e tyre janë ankuar për njëra-tjetrën. Në pranga si personi që qëlloi me armë u vu Edmond Faja, ky i fundit ka përdorur armën e shtetasit Ndriçim Qefalia, një polic i ushtrisë./tv klan

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here