Shijet e Pallatit Osman/ Receta e ditës, qebap në qyp balte(VIDEO)

0
7

Në pjesën e sotme të programit ku ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga pallati osman do të bëjmë një udhëtim në Nevshehir (Nevşehir), një qytezë me histori 5 mijë vjeçare dhe që gjendet në zemër të Anadollit. Këtë javë do të përgatisim “Testi Kebabi” në atmosferën e mrekullueshme të Kapadokjas.

Harxhet që na nevojiten për këtë gatim:

1 kilogram mish viçi

200 gram qiqra të ziera

1 qepë e madhe

2 thelpinj hudhra

1 vesh rrush i pabërë (aguridh)

Një lugë gjalpë

Kripë

Piper i zi

2 lugë miell

Një gotë ujë

Përpara se Shefi Ekzekutiv dhe Studiuesi i Kulturës së Gatimit, i nderuari Yunus Emre Akkorun të na e shpjegojë në video këtë gatim, dëshirojmë t’iu përcjellim disa pamje nga Kapadokja.

Shijet e Pallatit Osman – 05 / Qebap në qyp balte

Në atmosferën e mahnitshme të Kapadokjas, Shefi Ekzekutiv dhe Studiuesi i Kulturës së Gatimit, i nderuari Yunus Emre Akkorun, përgatit “Testi Kebapi”, ashtu siç gatuhej në kuzhinat e pallatit osman.

Posted by Trt Albanian on Tuesday, February 4, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here