Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është pritur me entuzizëm të madh nga qytetarët dhe mbështetsit e tij turq në SHBA. Qëllimi i vizitës së Erdogan në New York lidhet me pjesëmarrjen e tij në në punimet e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Mirë se erdhe lider i besueshëm”, “Njeriu i popullit”, “Faleminderit për mbrojtjen e refugjatëve sirianë”, “Betohemi se do t’i bezdisim ata, të cilët e bezdisin liderin tonë”, ishin këto disa prej pankartave që mbanin pjesmarrësit e shumtë në turmë. Një tjetër formë shprehje e mirënjohjes ndaj presidentit ishte dhe valvitja e një flamuri të madh turk.
Presidenti Erdogan përshëndeti turmën e mbledhur duke u fotografuar me ta dhe nuk hezitojë të bisedon te me disa qytetarë të pranishëm.