Shkarkimi i ministrit të brendshëm në Kosovë, qeveria Kurti drejt rrëzimit, LDK mocion mosbesimi

0
5

Lidhja Demokratike e Kosovës do të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mërkurën mbrëma, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion./BW

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here