Shkatërrohen më shumë se 1 miliard dollarë drogë në Australi, dy shqiptarë, kokat e grupit

0

Më shumë se 1 miliard dollarë droga të paligjshme të destinuara për në rrugët e New South Wales janë shkatërruar, ndërsa policia vazhdon një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar në këtë shtet.

Rreth 1.5 ton drogë, duke përfshirë më shumë se 400 kg metamfetaminë dhe më shumë se 500 kg kokainë, u shkatërruan të mërkurën nga policia pasi u kapën gjatë dy viteve të fundit, u përpunuan nëpër gjykata dhe u ruajtën në mënyrë të sigurt.

Komandanti i Skuadrës së Krimit të Organizuar, mbikëqyrësi i detektivëve Robert Critchlow tha se droga do të kishte dalë në rrugë dhe do të kishte dëmtuar jetën e mijëra banorëve.

“Djegia e substancave të sekuestruara kryhet brenda një furre, duke i dhënë fund dëmit të mundshëm që këto barna mund të bëjnë në NSW dhe më tej jashtë vendit,” tha ai.

Kjo vjen në një kohë ku të enjten u sekuestrua kokainë në vlerë prej 20 milionë dollarësh në një nga kapjet më të mëdha të drogës së fundmi në historinë e shtetit. Policia zbuloi 45 kg drogë pasi u kontrabandua në Victoria nga Greqia e fshehur brenda një xhuboksi.

Kokaina është markuar me numrin e famshëm të “LeBron Jame”s si një reflektim i cilësisë, thotë policia.

Sipas mediave të huaja, drejtuesit e dyshuar të rrjetit të një grupi shqiptar të krimit të organizuar janë tani pas hekurave, me dy burra të akuzuar për vepra të rënda të drogës dhe përballen me mundësinë e burgimit të përjetshëm.

Policia thotë se zbulimi duhet të jetë një paralajmërim për trafikantët e tjerë se sado i sofistikuar të jetë operacioni i tyre, autoritetet do t’i kapin ata.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here