Shkëmbenin 67 kg drogë, policia greke befason dy të rinjtë shqiptarë

0

Rreth 67 kg marijuanë janë sekuestruar në kufi me Shqipërinë nga policia greke. Droga u kap në një zonë bujqësore në Parapotamo të Igumenicës.

Policia fqinje ndërhyri në momentin kur një 24-vjeçar shqiptar po i dorëzonte një bashkëmoshatari tjetër 2 çanta.

Brenda tyre policia zbuloi se ndodheshin 64 pako me 67 kg e 30 gramë marijuanë. Dy shqiptarët përfunduan në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina e njërit prej shqiptarëve si dhe tre telefonë celularë.

 

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here