Shkencëtarët turq vazhdojnë punën kundër epidemisë së Kovid-19

0
3

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun deklaroi se përveç masave paraprake të marra kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) shkencëtarët dhe studiuesit po punojnë vazhdimisht për t’i gjetur zgjidhje kësaj epidemie.

Altun përmes një postimi të bërë në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Twitter tha se prej shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri (Kovid-19) në dhjetor 2019 e këtej janë duke punuar me zell që në Turqi të mos shfaqen rastet e infektimit.

Duke theksuar se masat më efektive vazhdojnë të merren për të trajtuar epideminë, Altun tha: “Deri më tani në Turqi u regjistrua vetëm një rast. Personi në fjalë është marrë nën karantinë dhe trajtimi i tij mjekësor po vazhdon. Ne i ndamë masat që morëm gjatë kësaj periudhe me popullin turk dhe opinionin publik ndërkombëtar në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë të jemi plotësisht transparent për këtë çështje”.

“Përveç masave shembullore që kemi marrë shkencëtarët dhe studiuesit tanë po vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjes kësaj epidemie. Tani ka ardhur koha që shoqëria ndërkombëtare të bashkohet për t’i gjetur zgjidhje këtij kërcënimi”, bëri të ditur Altun./trt

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here