Shkodër/ Skandali i pijeve të falsifikuara, sekuestrohen ambientet e fabrikës

0

2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” për një fabrikë që prodhonte pije energjike dhe alkoolike false.

Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga policia, ditën e hënë u ekzekutua urdhri i gjykatës Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër

– 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,
Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,
Automjeti tip Ford me targë SH1642E,
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here