Shkojnë për të vjedhur agrume, dy të rinj gjenden të vrarë në një fermë bujqësore

0

Dy burra të moshës 29 dhe 30 vjeç janë vrarë në një fermë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat mund të jenë dy hajdutë agrumesh dhe janë vrarë pasi janë kapur duke vjedhur, ndërsa në vendngjarje për hetimet ndodhen karabinierët.

Personat që janë vrarë janë dy kushërinj, të identifikuar nga media italiane si Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo, të dy nga Catania.

Ata janë gjetur të pajetë në një shtëpi brenda një ferme në via Roccamena në fshatin Pennisi.

Ata u gjetën nga disa të afërm të viktimave pasi të dy nuk ishin kthyer në shtëpi mbrëmjen e djeshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here