‘Shkundi’ politikën e Maqedonisë së Veriut, gazetari tregon pse i publikoi përgjimet

0
5

Gazetari italian me origjinë sllovene, Laris Gajser, i cili tronditi politikën e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve mbi rastin “Reket” dhe korrupsionin gjigant në vendin fqinj.

Në statusin e tij të radhës në Facebook, gazetari dëshiron të tregojë se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur. Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë.

Edhe pas periudhave të gjata të poshtërimit. Shpresa ime sot është që përmes raporteve të mia të inkurajoj gjyqtarët e mirë, ata që janë ende të pavarur, të lirë, besimtarët e vërtetë në rëndësinë e sundimit të ligjit, të vazhdojnë të hulumtojnë dhe ta bëjnë Maqedoninë një shembull të ndritshëm të një vendi stabil!”, shkruan mes tjerash Gajser.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here