Shoqata bamirëse turke pret kurbane në 27 vende për Kurban Bajram

0
13

Köylü tha se pavarësisht vështirësive në udhëtimet jashtë vendit për shkak të pandemisë COVID-19, shoqata bamirëse e tij me qendër në Stamboll planifikon të arrijë mbi 1.5 milionë njerëz në dhjetëra vende për të ndarë gëzimin e festës.

Një shoqatë bamirëse turke do të presë mbi 30 mijë kurbane nëpër 27 vende gjatë festës muslimane të Kurban Bajramit.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kreu i Organizatës bamirëse dhe e solidaritetit “Cansuyu”, Mustafa Köylü, tha se pavarësisht vështirësive në udhëtimet jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shoqata bamirëse e tij me qendër në Stamboll planifikon të arrijë mbi 1.5 milionë njerëz në dhjetëra vende për të ndarë gëzimin e festës.

Me fushatën e ndihmës këtë vit, tha Köylü, shoqata Cansuyu është duke i dhënë përparësi vendeve dhe rajoneve më në nevojë, përfshirë Jemenin, shtetin Rakhinë të Mianmarit, Rajonin Autonom Bangsamore në Mindanao-n muslimane, Filipinet dhe Palestinën.

Duke iu referuar Afrikës, Köylü tha se, “Këtë vit ekipet tona nga Turqia do të jenë në Mauritana, Çad, Kamerun, Niger, Benin, Mali, Tanzania, Guinea, Senegal, Zimbabve dhe Zambia”.

Në vendet si Burundi, Somali, Kenia, Sudani i Jugut, Burkina Faso, Togo, Bregu i Fildishtë dhe Jemen, si dhe në Rripin e Gazës dhe Rajonin Autonom Bangsamoro, prerja e kurbaneve do të realizohet përmes partnerëve, tha ai, duke shtuar se Cansuyu po ashtu ka ekipe në Azi dhe Mongoli.

Më tej, krahasuar me vitet e kaluara, Köylü theksoi rritjen e donacioneve për festën e Fitër Bajramit, festën muslimane që u shënua në muajin maj pas muajit të Ramazanit, si dhe të Kurban Bajramit.

“Presim që donacionet të rriten më shumë për Kurban Bajram. Këtë vit, njerëzit janë më të shqetësuar për shkak të virusit. Ka kufizime dhe masa zyrtare kundër virusit, gjë që e bën të vështirë për njerëzit të presin kurban. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë më të gatshëm për të dhuruar në krahasim me vitet e kaluara”, u shpreh Köylü.

– Festa muslimane e Kurban Bajramit nën hijen e pandemisë

Vende në mbarë botën po zbatojnë masa dhe bllokime për të penguar përhapjen e virusit. Disa vende kanë ndalur edhe fluturimet ndërkombëtare.

“Për shkak të bllokimeve nga koronavirusi, ne morën kërkesë shumë të madhe për ndihmë ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe dorëzuam paketa ushqimore për 100 mijë familje”, njoftoi Köylü, duke shtuar se këtë vit Cansuyu filloi fushatën e ndihmës që herët për të arritur kërkesën.

“Normalisht, çdo vit, ne dërgojmë stafin tonë në vende për të organizuar dhe monitoruar prerjen dhe shpërndarjen. Por këtë vit, stafi ynë nuk lejohet në disa vende për shkak të kufizimeve të koronavirusit”, tha ai.

Për të shmangur ndonjë vështirësi në vendet që kanë zbatuar rregullat e karantinës, shoqata bamirëse i dërgoi ekipet e saj në këto vende herët për të qëndruar në karantinë 14 ditë para fillimit të Kurban Bajramit.

Pas përfundimit të karantinës, ata do të jenë në gjendje të kryejnë në kohë punën që ka të bëjë me këtë festë muslimane, tha Köylü, duke shtuar se, “Një nga ekipet tona është në karantinë në Niger dhe do të përfundojë periudhën e karantinës 14-ditore para të premtes”.

“Shpresa jonë është që vuajtjet njerëzore në botë të përfundojnë deri në festat e ardhshme muslimane”, tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here