Shoqata e të Diplomuarve në Turqi zhvilloi aktivitetin e radhës me titullin “Anët negative dhe pozitive të rrjeteve sociale” në kuadër të ”Shkolla Rinore Ballkanike Tiranë/2022”

0

Në Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi (TUMED) me zyrë qendrore në Tiranë, në kuadër të ”Shkollës Rinore Ballkanike Tiranë/2022” sot u zhvillua leksioni i radhës me titullin “Anët negative dhe pozitive të rrjeteve sociale” të prezantuar nga themeluesi i servisit në gjuhën shqipe të agjensisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, po ashtu editori dhe gazetari i AKMM Media dhe administruesi i portalit të lajmeve https://frekuenca.net/ Maliq Hasa.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve të Diasporës dhe Komuniteteve Mike (YTB) pati një pjesëmarrje të kënaqshme nga të rinjtë dhe të rejat shqiptare, kryesisht nga studentë ose studiues të fushave të gazetarisë, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjatë leksionit u analizuan krahas ilustrimit me shembuj aspekte të ndryshme të të qenët aktiv në rrjetet sociale, si në përdorimin personal ashtu edhe në përdorimin me qëllim biznesi dhe reklamimi./FREKUENCA.NET

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here