Shpallen 12 fituesit në Universitetet Publike të Shqipërisë, nga Artan Hoxha tek Kastriot Çaushi, ja kush janë rektorët që do të drejtojnë Arsimin e Lartë

0
47

Edhe pse data e zgjedhjeve universitare u kontestuan dhe u shoqërua më debate të forta ato u finalizuan dhe prodhuan emrat e rinj të drejtuesve në 12 universitetet publike të vendit. Votat e pedagogëve u kanë dhënë bekimin rektorëve fituesve dekanëve, shefave të departamenteve pasi pesha e votës së studentëvë qe krahasimisht e ulët, vetëm 10% për të zgjedhur autoritetet drejtuese. E tillë qe në Universitetin e Tiranës ku vota e një pedagogu u llogarit e barazvlefshme me votën e 314 studentëve.

Universiteti i Tiranës
357 vota i dhanë fitoren profesor Artan Hoxhës për të udhëhequr Universitetin më të madh në vend atë të Tiranës, mandat qe do ta mbaje për 4 vite pasi ka arritur të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve. Në garën për kreun e universitetit të Tiranës ai ka mundur astrofizikanen Mimoza Hafizi dhe profesore Kozeta Sevrani ne fakultetin e ekonomisë. Profesore Hafizi ka fituar 176 vota nga pedagoget ndërsa e treta në renditja ishte profesore Sevrani me 122 vota. Pjesëmarrja e pedagogeve ka qene në masën 95% ndërsa e studenteve të universitetit të Tiranës ka qenë mjaft e ulët në masën 14.5%.
Neës 24 ka mësuar edhe emrat fitues te dekanëve të fakultetet e Universitetit te Tiranës përveç dekanit te drejtësisë asnjë ndryshim nuk ka pasur me emrat e vjetër. Kështu dekani fitues në postin që la profesor Hoxha është zgjedhur Sokol Mëngjesi duke mundur kolegen Kestrin Katro. Kanë garuar me veten e tyre dhe kanë dalë fitues profesor Dhori Kule në fakultetin e ekonomisë, profesor Edmond Rapti në fakultetin e Shkencave Sociale, profesor Spiro Drushko në fakultetin e shkencave të natyrës, profesor Sabri Laçi në fakultetin e Histori Filologjisë, ndërsa profesor Artur Sula doli fitues përballë rivales Eldina Nasufi.

Universiteti Politeknik i Tiranës
Në universitetin Politeknik është rizgjedhur në krye prof. Andrea Maliqari 218 rivali i tij Vladi Kolici fitoi vetëm 128 vota. Në këto votime nga 11 mijë studentë vetëm 1095 dhanë votën e tyre për të zgjedhur autoritetet drejtuese. Por i ka humbur këto zgjedhje dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Prof. Florian Nepravishta. Prof. Armand Vokshi ka fituar besimin e kolegëve të tij me 10 vota me tepër se ish dekani Nepravishta duke dalë në krye me një mandat 4 vjeçar.

Universiteti Bujqesor i Tiranës:
Garë interesante u zhvillua në Universitetin Bujqasor të Tiranës mes dy dekanëve Sallaku dhe Meço. Profesor Fatbardh Sallaku me 35 vite karrierë të spikatur akademike merr kështu mandatin e tij të parë në postin e drejtuesit të këtij universitetit me 5500 studentë dhe 300 pedagogë. Ai mori 59.18% të votave

Universiteti i Arteve
Rekord votash mori dhe për pozicionin e Rektorit në universitetin e Artave profesor Kastriot Çaushi. Ai është fitues me 90% të votave. Për Fakultetin e Artit Skenik, u zgjodh dekan Prof. Petrit Malaj

Universiteti i sporteve të Tiranës:
Universiteti i sporteve ka tashme rektorin e ri. Ai është pedagogu Agron Kasa i cili ka mundur rektorin në detyrë Agron Cukën me 48 vota të kolegëve nga 82 në total.

Universiteti i mjekësisë Tiranë
Nuk ka prodhuar asnjë surprizë Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Kandidati i vetëm në garë për rektor pa asnjë rival profesor Arbën Gjata u rikonfirmua sërish në postin që mbante për një mandat të dytë ndërsa u votua nga personeli akademik me 76.25% të votave dhe studente 8.64 %. në një status në facebook Gjata komentoi votat kundër duke thënë se janë për ti kujtuar se mund të bëjmë edhe më shumë shkruajti ai në rrjetet sociale. Edhe në disa universitete në rrethe kemi rikonfirmim në detyrë të kandidateve që garuan me veten e tyre pa asnjë rival përballë pa shfaqur shpirt gare e pa sjellë asnjë risi apo frymëmarrje të re. Bëjnë përjashtim rektoret e rinj të universitetit të Shkodrës dhe Korçës. Dy pedagogët kanë triumfuar bindshëm duke merituar mandatin e parë tëdrejtuesit të universitetit, të dy kanë mundur rektorët aktuale madje pa qenë as në postet e dekanëve.

Dhimiter Bello është rektori i ri i universitetit F.S.N Korçe. Profesori i gjuhë-letërsisë ka fituar 95 vota pedagogesh ndaj 54 votave të kandidatit per rektor Lorenc Ekonomi. Bello ka fituar bindshëm ndaj Ekonomit ne te katert fakultetet e ketij universiteti. Profesore Suzana Golemi në universitetin e Shkodrës ka fituar ndaj ish rektorit Adem Bekteshi me rezultatin 85 me 83 votat e pedagogeve.

Rektorët fitues në 12 universitetet publike :
Universiteti i Tiranës Prof. Artan Hoxha
Universiteti Politeknik i Tiranës Prof. Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor i Tiranës Prof. Fatbardh Sallaku
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Prof. Skender Topi
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Prof. Suzana Golemi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Prof. dr Bektash Mema
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë Prof. Dhimitër Bello
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Prof. Roland Zisi
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës Prof. Kseanela Sotirofski
Universiteti i Arteve Prof. Kastriot Çaushi
Universiteti i Sporteve të Tiranës Agron Kasa
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Prof. Arben Gjata

Dekanët fitues të Universitetit të Tiranës
Prof. Sokol Mëngjesi, Fakulteti i drejtësisë
Prof. Sabri Laçi, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
Prof. Edmond Rrapti, Fakulteti i Shkencave Sociale
Prof. Spiro Drushku, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Prof. Artur Sula, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Prof. Dhori Kule, Fakulteti i Ekonomisë

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here