Shpërthen vullkani Fagradalsfjall pranë Rejkjavikut, spektakli i llavës së kuqe tërheq mijëra turistë

0

Një numër i madh njerëzish u dyndën drejt kraterit të vullkanit Fagradalsfjall, në një luginë të pabanuar rreth 40 km nga Reykjaviku, kryeqyteti i Islandës.

 

Shpërthimi, i cili nisi të mërkurën më 3 gusht, ka të bëjë me vullkanin e malit Fagradalsfjall në jugperëndim të Islandës, i cili vitin e kaluar shpërtheu për gjashtë muaj.

Pamjet e transmetuara nga televizioni islandez tregojnë lavën e kuqe që del nga një çarje disa qindra metra e gjatë, në një peizazh të thyer.

 

Vendi i shpërthimit, i arritshëm pas një ecje prej 90 minutash në këmbë, ka tërhequr tashmë më shumë se 1,830 vizitorë në ditën e parë të shfaqjes së llavës, sipas autoriteteve islandeze, dhe shumë janë parë duke ecur në zonë.

Shpërthimi u parapri nga një periudhë e aktivitetit intensiv sizmik, me rreth 10,000 tërmete që nga e shtuna e kaluar, nga të cilët dy me magnitudë të paktën 5.0.

Frekuenca e tërmeteve është ngadalësuar që kur magma shpërtheu në tokë. Rrjedha e llavës në orët e para është vlerësuar në 32 metra kub në sekondë, sipas matjeve të bëra nga shkencëtarët, rreth katër ose pesë herë më shumë se në fillimin e shpërthimit të vitit të kaluar.

“Prandaj, shpërthimi aktual është shumë më i fuqishëm”, thonë shkencëtarët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here