Shpërthim në Ukrainë evakuohen 24 mijë njerëz (Video)

0

Mijëra njerëz u evakuan kur një depo ushtarake me municione përfundoi në flakë.

24,000 njerëz u evakuan dhe hapësira ajrore u mbyll në të gjithë rajonin, kur një bombë municioni shpërtheu në një bazë ushtarake pranë Kalynivka në Ukrainë.

Incidenti ndodhi të martën vonë rreth 270 kilometra në perëndim të Kievit.

Mediat lokale deklarojnë se magazina duhet të përmbajë rreth 188,000 ton municion. Magazina duhet të përfshijë municione për raketat, sipas Reuters.

1200 zjarrfikës nga ana e tyre.

Një person është plagosur pas incidentit, sipas shërbimeve ukrainase të emergjencës.

Më shumë se 1,200 zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarrin, njofton agjencia e lajmeve Tass.

Kryeministri Volodymyr Groysman është shprehur se arsyeja për shpërthimin masiv është tërësisht nga “faktorë të jashtëm”, sipas Reuters.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here