Shpërthimi me tritol në lokalin e një biznesmeni në Prrenjas/ “Shënjestra”, ish-sekretar i PD-së! Djalit i kishin lyer makinën me benzinë

0

Të tjera detaje mësohet për shpërthimin me tritol në biznesin e shtetasit Dhimitër Kokonoziri në qytetin e Prrenjasit në orët e mëngjesit të së shtunës.

Një person ende i paidentifikuar nga policia i është afruar lokalit të Kokonozit dhe ka hedhur një granatë dore pranë ambienteve.

Më pas, autori është larguar në këmbë. Si pasojë e shpërthimit kishte vetëm dëme materiale. Ndërkohë, po ditën e ngjarjes, automjeti tip “Audi” në pronësi të djalit të Dhimitër Kokonozi, Daniel Kokonozirit ishte i lyer me benzinë.

Dyshohet se automjetit do i vendosej flaka, për arsye që ende nuk dihen. Një ngjarje e tillë nuk është raportuar nga Drejtoria Vendore e Policisë.

Vetëm pas publikimit në media, policia ka bërë një reagim zyrtar. Ndërkohë, mësohet se Dhimitër Kokonozi ka qenë Sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit./Panorama

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here