Shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik në Bullgari, 17-vjeçarja: Po flija, kur u zgjova të gjithë po bërtisni! Provova të thyeja xhamin, pastaj u gjenda në tokë

0

Të mbijetosh nga një aksident ku kanë humbur jetën 46 persona është vërtet një mrekulli!

Aksidenti tragjik në Bullgari i regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme, nuk i mori jetën fatmirësisht 17-vjeçares Zulejha Jasharovska.

Duke folur lidhur me ekperiencën e frikshme që përjetoi ajo tregoi se ishte në gjumë në sediljet e fundit të autobusit dhe pas zhurmës së madhe u gjend në tokë.
Me sytë të mbushur me lot duke parë thellë në kamera e reja i tha gazetarit disa fjalë:

Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here