Shpëton mrekullisht 5-vjeçarja/ Qëndroi 18 orë nën rrënoja në ndërtesën e shembur(VIDEO)

0
3
Hava Tekgöz, një vajzë 5-vjeçare është shpëtuar nga ndërtesa e rrënuar në Stamboll, pasi qëndroi 18 orë nën rrënoja. Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj. ( Zafer Arslan - Anadolu Agency )

Hava Tekgöz, një vajzë 5-vjeçare është shpëtuar nga ndërtesa e rrënuar në Stamboll, pasi qëndroi 18 orë nën rrënoja.

Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj.

Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë, përfshirë vajzën 5-vjeçare, janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës.

Gjatë ditës së djeshme, po ashtu edhe një djalë 9-vjeçar i identifikuar si Mahmut Tayyip ishte në mesin e atyre që u shpëtuan nga rrënojat.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here