Shpiket aplikacioni që ju ndihmon të gjeni spitalin më të afërt

0

heart attack, heart attack app, symptoms of heart attack, World Heart Day, heart diseases, Indian express, Indian express news

Një organizatë jofitimprurëse në Indi, ka krijuar një aplikacion që do të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të gjejnë informacionin më të shpejtë për vendnodhjen e spitalit më të afërt madje edhe të qendrave të kujdesit shëndetësor.

Aplikacioni është quajtur “Heart Attack” dhe do të udhëzojë pacientët me informacion në kohë reale për të marrë kujdes të menjëhershëm gjithashtu do të tregojë detaje për mjekët dhe kardiologët.

Profesoresha Sundeep Mishra tha se:“Sulmet në zemër janë sëmundje cerebrovaskulare dhe ato shkaktojnë një numër të madh vdekjesh në Indi.”

CSI Delhi po krijon një rrjet të organizuar për pacientët e diagnostikuar që të tranportohen shpejt në spital dhe t’u ofrohet një shërbim efikas i ambulancës.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për Android OS dhe do të lançohet në Ditën Botërore të Zemrës në Delhi, me 29 shtator.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here