Studiuesit nga Universiteti Paris Saclay kanë krijuar një robot humanoid që është tepër i ndjeshëm ndaj stimulimit.
Ky lloj roboti mbledh informacione emocionale rreth prekjes.
Projekti Heroes, drejtuar nga profesoresha Adriana Tapus e cila është përgjegjëse për ndërtimin e një roboti që zbulon gjininë dhe “personalitetin” e dikujt duke shtrënguar duart thotë se e gjitha kjo lidhet me inteligjencën artificiale.
Ky hulumtim do të ndihmojë gjeneratën e ardhshme për krijimin e robotëve socialë të cilët mund të kenë edhe ndjenjën e humorit.
Këta robotë mund të “gjykojnë” një person përmes shtrëngimit të duarve duke dhënë gjininë e saktë të personit.
Gjithashtu ata janë të aftë të kuptojnë çrregullimet njerëzore përmes shprehjeve të fytyrës.
Robotët po bëhen tepër socialë për fëmijët dhe adoleshentët dhe mendohet se në të ardhmen ata do të bëhen të pandashëm pasi mund të jenë “kujdestarë” të palodhur për popullsinë që po shkon drejt plakjes.