Shqipëri – Turqi, intensifikim të mëtejshëm bashkëpunimit ndërparlamentar

0

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti në selinë e Kuvendit të Shqipërisë ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük e uroi Kodhelin për riemërimin në detyrën e lartë të Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme dhe duke vlerësuar kontributin e saj në promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shprehu kënaqësinë e gatishmërinë për të vazhduar e forcuar marrëdhëniet e ngushta midis tyre.

Më tej ambasadori turk dhe kryetarja Kodheli biseduan lidhur me rrugët që duhen ndjekur dhe punën që duhet bërë për promovimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, me synimin për ta ngritur atë në nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dy partnere strategjike./ata.gov.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here