Shqiptarëve u është injektuar vaksinë indiane e pamiratuar

0

Vaksina “Covishield” e cila nuk është miratuar nga FDA (Administrata Amerikane për  Barna dhe Ushqim) dhe as nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), u është injektuar qytetarëve shqiptar në pragë të zgjedhjeve dhe gjatë verës. Qytetarët nuk kanë pasur dieni për 50 mijë dozat e vaksinës të sjella nga një përfaqësi e huaj. Të nisin hetimet pse u mbajt sekret informacioni dhe të zbardhet e vërteta e plot

Qytetarët shqiptarë vaksinohen me vaksinën indinane të pamiratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave

Vaksinatorët: Covishield e kemi injektuar që në muajin maj. Qytetarët: Nuk e kemi  dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj vaksine

Vaksina “Covishield”, e cila nuk është miratuar nga FDA (  Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime)     dhe EMA  Agjencia Evropiane e Barnave, rezulton të jetë injektuar në disa pika vaksinimi, të paktën në Tiranë. Disa vaksinatorë dhe mjekë në Sheshin “Skënderbej”, “Air Albania” dhe Poliklinikën 9 pranojnë se kanë injektuar këtë vaksinë që pranverë, edhe pse Ministria e Shëndetësisë, nuk ka publikuar ndonjë informacion për praninë e kësaj vaksine. Për herë të parë, emri i vaksinës Covishield, një prodhim indian që sipas të dhënave ka ngjashmëri me përbërjen e vaksinës Asta Zeneca, u raportua në shtator nga Ministria e Shëndetësisë, pas një kërkese për informacion.

50 mijë doza të vaksinës me emrin “Covishield” janë dorëzuar në Shqipëri, sipas konfirmimit nga një përfaqësi e huaj në Tiranë. Ky fakt kërkon hetim, domososhmërisht lindin pyetje të natyrës:

Pse u mbajt sekret ky informacion dhe nuk u përcoll në mënyra zyrtare për publikun?

Sa është numri i qytetarëve që iu është injektuar?

Vaksina indiane “Covishield” rezulton të jetë injektuar në Shqipëri, të paktën 3 ose 4 muaj më parë. Gjatë një verifikimi në terren, ku arriti të konfirmojë se vaksina është aplikuar te disa qytetarë. Por, ajo që mbetet mister, është fakti, se cilat kategorive saktësisht u janë injektuar vaksinat me këtë emërtim, pasi ai nuk rezulton në ndonjë njoftim publik të qeverisë, mbi dozat dhe llojin e vaksinave të administruara që nga nisja e procesit të vaksinimit.

U bë një verifikim në terren në disa nga pikat dhe qendrat kryesore ku kryhet vaksinimi në Tiranë, ku arritëm të zbulojmë se këto vaksina janë injektuar në periudhën prill-maj.

Në vëzhgimin edhe në qendrën e vaksinimit tek “Air Albania” rezultoi se aty aktualisht po injektohen 4 lloje të vaksinave, AstraZeneca, Pfizer, Sputnik V, Sinovac.Të pyetur, anëtarë nga stafi që regjistron personat që vaksinohen,  konfirmuan se në muajin maj, “Covishield” është aplikuar aty, ndërsa një pjesë tjetër nuk kishin dijeni në lidhje me këtë lloj vaksine.

Ne pyetëm edhe qytetarë që ndodheshin aty dhe prisnin për t’u vaskinuar, por ata mohuan të kishin dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj vaksine.

“Jo, nuk e kam dëgjuar. Unë po marr dozën e dytë të vaksinës ruse”- tha një 65-vjeçar.

“Nuk e kam dëgjuar këtë vaksinë. Unë kam bërë Pfizer, të dyja dozat. Sot po shoqëroj burrin”- tha një tjetër e moshuar për Faktoje.

Edhe në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë, ku na konfirmuan se injektimi i vaksinës “Covishield” është kryer nga data 19 maj.

“Covishield është AstraZeneca indiane. Është prodhim indian. Ka qenë një periudhë që është bërë ‘Covishield’, e kemi bërë edhe ne këtu, tani nuk ka më. Në 19 maj ka filluar ‘Covishield’ te ne”- tha një nga mjeket, e cila nuk pranoi të identifikohej.

Ndërsa një vaksinatore po në këtë qendër konfirmoi:

“Covishieldi është bërë që në prill, për këtu nuk e di. ‘Covishieldin’ unë e kam bërë në fasoneri. Po, ato e dinin që ishte kjo lloj vaksine”.

Ndërkohë bëhet e ditur se në qendrën shëndetësore numër 9 po injektohen aktualisht vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac.

Pyetur edhe një qytetar me inicialet B.H., nëse kishte dëgjuar për Covishield.

“Nuk kam dëgjuar për ‘Covishield’. Sapo bëra dozën e dytë të Pfizer”- u shpreh ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here