Shqiptari “sfidon” policinë greke në mes të Athinës/ Nuk i bindet urdhërit për të ndaluar, i jep gaz dhe përplas automjetin e efektivëve, qëllohet me armë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës ditën e sotme, ku në kryqëzimin e rrugëve ‘Aristotelous’ dhe ‘Marnis’ një shtetas shqiptar vendosi të mos i bindej urdhërit të policisë për të ndaluar automjetin.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ka rritur shpejtësinë e automjetit në momenti që iu kërkua të ndalonte, duke goditur dhe patrullën e policisë.

Për të ndaluar shqiptarin të largohej një efektiv i policisë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt tij. Për pasojë shtetasi shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ka mbetur i plagosur dhe është arrestuar më pas nga policia.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca ndërkohë që operacioni është ende në vijim.

Sipas të dhënave të deritanishme automjeti i shqiptarit ishte i vjedhur dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai refuzoi ti bindej urdhërit të policisë.

Ngjarja e ndodhur në një nga zonat më të populluara të Athinës ka shkaktuar panik tek qytetarët e pranishëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here