Shqiptari tregon tmerrin e uraganit Irma: Të gjithë po ikin

0

Një shqiptar që ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili pritet të goditet nga Uragani “Irma”, tregon se biletat e dhëtimit janë dhjetëfishuar dhe është tejet e vështirë për t’i gjetur ato.

Ylli Paja tha se ishte pjesë e një delegacioni edhe me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.

“Ne jemi një delegacion nga pjesëtarë të përbërë nga Kosova dhe Maqedonia. Ne ishim në një aktivitet në Bashkinë e Miamit dhe dëgjuam për situatën, duke u detyruar që të ndërpresim aktivitetin.

Qytetarët shkojnë në markete për të blerë ushqime. Ka radhë të gjata në stacionet e benzinës dhe të gjithë po largohen nga qyteti. Biletat e avionëve edhe pse janë dhjetëfishuar është e vështirë të gjesh”, tha ai për Ora Neës.

Në vijim, Paja tregon se nga Miami po udhëtojmë me taksi drejt Orlandos për të mbërritur në Nju York.

Uragani ka shkaktuar gati dy ishuj në Karaibe. 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here