Kryeqyteti është përfshirë sërish nga trafiku.
Veçanërisht në orët e pikut trafiku në rrugët kryesore dhe veccanërisht në qendër është shumë i rënduar.
Pavarësisht masave të policisë bllokimi është i pashmangshëm.
Fluksi në kryeqytet është shumë i madh, duke bërë që makinat të qendrojnë të bllokuara për minuta me rradhë.
Sot në mesditë qendra e Tiranës u përfshi nga kaosi dhe bllokimi, duke shkaktuar zhurmë dhe rrëmujë për qytetarët.