“Shteti i çon paratë te kompanitë private”, Salianji: Gjoka dhe Albstar 37 mln euro fitim, kanë marrë para nga qeveria

0

Duke u ndalur te greva e pedagogëve dhe situata ekonomike, Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha sot në Kuvend se qeveria i çon paratë te kompanitë private dhe të varfërve iu merr shpirtin.

Ai përmendi dy kompani sipas tij që kishin deklaruar vitin njëra 17 mln euro dhe tjetra mbi 20 mln, duke theksuar se kanë marrë para nga qeveria, nga taksat.

“Më bëri përshtypje në një debat dje dhe po e them si sot PS dhe qeveria po përpiqet që ta menaxhojë dhe ku i çon paratë. Janë ngritur pedagogët, studentët, shtresat në nevojë që nuk marrin paratë që iu takojnë dhe që dalin nga taksapaguesit shqiptarë.

Çmimet janë rritur mesatarisht 30 %, ndërkohë që ju keni propozuar për t’iu dhënë të gjitha shtresave 10% rritje në çdo nivel. Sot shqiptarët janë 20% më të varfër nga ato që kishin. As nuk i keni indeksuar dot dhe paratë që mbledh shteti më shumë, thuajse 400 mln euro i çon te kompanitë private. E keni kaluar këtu me akt normativ, me ligji. Dy prej kompanive oligarke pashë dje që marrin tendera publike, njëra kishte deklaruar 17 milionë euro fitim, tjetra 20 mln e kusur fitim, njëra quhej Gjoka, tjera quhej Albstar, kanë marrë para nga ju, nga taksat, nga qeveria. Ata që janë të pasur juve ju i jepni lekë. Ata që janë të varfër iu merrni shpirtin, ata që janë të pamundur i lini akoma më keq aty, në mbijetesë për të ikur. Kjo është qeveria sot. Pse nuk dalin më ministrat te këto ndërtimet e paligjshme, të paktën t’i shohim kush janë që t’i denoncojmë me emra. Cilët janë këto kompani që vazhdojnë ndërtojnë. Dolën në dy pallate ministrat, tani e kanë ndërprerë. Logjika e kësaj qeveria është të ndajmë paratë me njeri-tjetrin dhe të godasim të varfrit, të pamundurit dhe shtresën e mesme që t’i largojmë nga ky vend”, deklaroi Salianji.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here