Shtimi i infektimeve/ “Nuk dua të mendoj kushtrimin e rimbylljes”- Rama: T’i thërrasim mendjes dhe të…

0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se mund të rikthehet mbyllja nëse nuk zbatohen masat kundër koronavirusit.

Gjatë një dalje live në Facebook për këtë çështje, kryeministri tha se nuk donte ta mendonte lëshimin e kushtrimit për rimbylljen.

Rama: E di mirë sa kanë duruar dhe kontribuar në këtë luftë kur u detyruam të gjithë të hidhemi në mbrojtje. Nuk dua as ta mendoj dhe jo më ta them fjalën karantinë e jo më të lëshojmë kushtrimin e rimbylljes.

Nëse numri i të shtruarve vazhdon të rritet dhe larg qoftë numri i atyre që kanë nevojë për atë tubin e pjesëmarrjes, atëherë duhet të fillojmë nga e para. Ju lutem, t’u thërrasim mendjes të bëjmë gjënë e duhur. Të shikojmë përpara, të ringrihemi shpejt dhe të bëjmë atë që na takon.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here