Shtrohen 4 pacientët e parë të infektuar me koronavirus në Elbasan, shkon në shtatë numri i spitaleve COVID në vend

0
31

Situata e COVID-19 në vend ende vijon të jetë kritike.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak më parë se gjatë 24 orëve të fundit 15 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, ndërsa 1021 të tjerë janë shpallur të infektuar.

Ndërkohë, burime  bëjnë me dije se këtë të martë Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka shtruar pacientët e parë të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për katër pacientë.

Lajmi për hapjen e një pavioni COVID në spitalin e Elbasanit është bërë i ditur që më datë 15 dhjetor 2020, nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja asokohe tha se në këtë spital janë në dispozicion 81 shtretër për personat e infektuar me virusin e rrezikshëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here