Shuhen 10 miliardë lekë, OSHEE thirrje 131 mijë debitorëve: Bëhuni pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesës

0
4

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

OSHEE thekson se janë rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes. Lidhur me këtë, OSHEE njofton se ata kanë afat deri në muajin qershor për të hyrë në aktmarrëveshje, në mënyrë që të përfitojnë faljen e kamatëvonesës.

Njoftimi i OSHEE:

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here