Si do të jetë moti për ditën e sotme

0

Territori dominohet nga alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta deri në mesditë, kur sërish vranësirat shtohen duke gjeneruar shira afatshkurtër në zonat Qendrore dhe Juglindore.

Pasditja mbetet me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu në zonat Qendrore dhe Lindore, por vranësira dhe shira të izoluar do të ketë në ultësirën perëndimore dhe Veri të territorit.

Vonë gjatë pasdites kushtet atmosferike përmirësohen dukshëm duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C, por një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior ndërsa në det do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here