Si duhet ta përgatisim lëkurën për stinën e ftohtë të dimrit?

0

Kil maskesi nasil yapilir

Bashkë me përfundimin e stinës së verës dhe me uljen e temperaturave në stinën e vjeshtës, lëkura jonë nis të mbetet pa mbrojtje. Trajtimi i lëkurës që duhet të bëjmë në vjeshtë do të jetë një parapërgatitje për dimrin e ftohtë dhe të ashpër, që do të lodhë dhe do mundojë lëkurën tonë. Etapat më të rëndësishme të trajtimit të lëkurës në vjeshtë janë të hidratojmë lëkurën, ta pastrojmë dhe ta përgatisim për dimër.

Kil maskesi nasil yapilir

Si duhet ta realizojmë trajtimin e lëkurës për vjeshtë?

  1. Trajtimi më i mirë që mund t’i bëjmë lëkurës sonë në muajt e vjeshtës për ta hidratuar atë është mbjajtja e fytyrës në avull. Në saj/ të gjetheve të dafinës që do të hedhim në një enë me ujë që vlon, lëkura jonë do të marrë frymë dhe do jetë i thjeshtë hidratimi i saj.
  2. Për të pastruar lëkurën në muajt e vjeshtës do të lehtësojmë eliminimin e lëkurës së vdekur duke zbatuar mbi të maskën e argjilit.
  3. Nëse e zbatojmë shpesh herë pastrimin e fytyrës, me qëllim që të mbrojmë lëkurën, në fakt do e dëmtojmë atë.
  4. Nëse e lajmë fytyrën me ujë të vakët, në vend të ujit të ftohtë, kjo do na ndihmojë të ruhemi më shumë nga ndikimi i temperaturave të ftohta.

Trajtimet e fytyrës që bëhen shpesh gjatë verës, për fat të keq neglizhohen kur ulen temperaturat, mirëpo edhe në vjeshtë duhet t’i vazhdojmë këta trajtime, sepse era e ftohtë dhe e ashpër e than lëkurën, bëhet shkak për acarimin e saj.

Recetë maske për trajtimin e lëkurës

Maska e argjilit:

1 lugë gjelle miell misri,

1 lugë kafeje oriz,

1 lugë ëmbëlsire argjilë,

Krem hidratues,

Ujë.

Së pari e bluajmë orizin deri sa të marrë trajtën e miellit. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë në të. E përziejmë deri sa të arrijë në një masë sa të mund ta vendosim mbi lëkurë duke shtuar kremin dhe ujin. Sasinë e kremit dhe të ujit do e përcaktojmë sipas sasisë së përbërësve të tjerë.

Kil maskesi nasil yapilir

Maskën e përgatitur e vëmë mbi lëkurë dhe e presim deri sa të thahet. Pasi maska të jetë tharë, e lajmë fytyrën me ujë të vakët dhe e pastrojmë. Tregoni kujdes që të mos e lini për shumë kohë të gjatë në fytyrë maskën pasi të jetë tharë, përndryshe kjo do të bëhet shkak për tharjen e fytyrës. Kjo maskë argjile, e cila këshillohet të përdoret 1 herë në javë, do i falë ndriçim dhe vitalitet lëkurës suaj.

Cilat janë problemet që hasim në lëkurë gjatë stinës së vjeshtës?

Për shkak se poret e lëkurës janë të hapura, ajri i ndotur që vjen bashkë me erën mbushet në pore dhe kështu nisin të shfaqen një nga një problemet e lëkurës. Në këtë periudhë ku shqetësime si ekzama, kruarjet dhe skuqja pulla-pulla shfaqen së tepërmi, është shumë e rëndësishme që të përdorim kremrat hidratues, të cilët do të luajnë rol hidratues.

Kil maskesi nasil yapilir

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here