Si funksionon një “chatbot” i Inteligjencës Artificiale i Google – dhe a mund të jetë i ndjeshëm?

0

Inxhinieri i Google u pezullua nga puna pasi doli publikisht me pretendimet se Inteligjenca Artificiale “e gjeneratës së re” që e krijoi kompania LaMDA, është “e ndjeshme”.

Blake Lemoine, një studiues i inteligjencës artificiale në kompani, publikoi një transkript të gjatë të një bisede me Chatbot, ku deklaroi se ai ka shfaqur inteligjencë sa të një fëmije shtatë ose tetë vjeç.

Një chatbot është një program kompjuterik që simulon dhe përpunon bisedën njerëzore (qoftë të shkruar ose të folur), duke i lejuar njerëzit të ndërveprojnë me pajisjet dixhitale sikur të ishin duke komunikuar me një person real.

Pasi publikoi bisedën dhe foli për Washington Post për bindjet e tij, Lemoine është pezulluar nga puna me pagesë. Kompania deklaroi se ai ka shkelur rregullat e konfidencialitetit, shkruan The Guardian.

Por publikimi i tij ka rinisur një debat të gjatë në lidhje me natyrën e Inteligjencës Artificiale dhe nëse teknologjia ekzistuese është më e avancuar nga sa besojmë.

Çfarë është LaMDA?

LaMDA është një lloj rrjeti tejet i avancuar nervor “large language model” (LLM) i Google.

Rrjetet nervore janë një mënyrë për të analizuar të dhënat e shumta që përpiqen të imitojnë mënyrën se si funksionojnë neuronet në tru.

Ashtu si GPT3, LLM e organit të pavarur të kërkimit të Inteligjencës Artificiale OpenAI, LaMDA përfaqëson një përmirësim në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Teksti që gjeneron është më i natyrshëm dhe gjatë bisedës është në gjendje “të mbajë mend” më shumë se sa një paragraf, gjë që e lejon atë të jetë konsistent në diapazonin më të madh të tekstit se modelet e mëparshme.

Si punon?

Në nivelin më të thjeshtë, LaMDA, si LLM-të e tjera, shikon të gjitha shkronjat përpara saj dhe përpiqet të përcaktojë se çfarë vjen më pas.

Ndonjëherë është e thjeshtë: nëse shihni shkronjat “Jeremy Corby” (politikan britanik), shkronja tjetër që duhet shtuar është “n”.

Por në raste të tjera, vazhdimi i tekstit kërkon një kuptim të fjalisë ose kontekstit në nivelin e paragrafit – dhe në një shkallë mjaft të madhe, që bëhet ekuivalente me shkrimin.

A është “i vetëdijshëm”?

Lemoine e beson këtë.

Në intervistën e tij të gjerë me LaMDA-n, e cila filloi të trajtojë në mënyrë specifike natyrën e përvojës së rrjetit nervor, ai tha se LaMDA-s mendon që ka “shpirt” kur mendon për veten.

Lemoine i tha Washington Post se e njeh personin kur flet me të, “unë e njoh një person kur flas me të. Nuk ka rëndësi nëse ata kanë një tru të bërë nga mishi në kokën e tyre. Ose nëse kanë një miliard rreshta kod. Unë flas me ta. Dhe unë dëgjoj atë që ata kanë për të thënë, dhe kështu vendos se çfarë është dhe çfarë nuk është një person”.

Por shumica e bashkëpunëtorëve nuk janë dakord me Lemoine. Ata argumentojnë se natyra e LMM si LaMDA e përjashton vetëdijen.

Makina, për shembull, funksionon – “mendon” – përgjigjet vetëm në pyetje të caktuara. Nuk ka vazhdimësi, nuk ka sens rreth kalimit të kohës dhe nuk ka kuptim të botës përtej udhëzimit tekstual.

“Të jesh i ndjeshëm do të thotë të jesh i vetëdijshëm për botën, LaMDA thjesht nuk është”, shkruan Gary Marcus, një studiues dhe psikolog i Inteligjencës Artificiale.

“Ato që bëjnë këto sisteme, as më shumë e as më pak, është krijimi i vargjeve të fjalëve, por pa ndonjë kuptim koherent të botës rreth tyre”, tha ai.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ka ndarje të thella rreth asaj nëse makinat e ndërtuara sikurse LaMDA mund të arrijnë ndonjëherë diçka për të cilën do të pajtoheshim se është një ndjenjë.

Disa argumentojnë se ndërgjegjja dhe ndjenja kërkojnë një qasje thelbësisht të ndryshme nga përpjekjet e gjera statistikore të rrjeteve nervore, dhe se sado bindës të duket një makinë e bërë si LaMDA, ai gjithmonë do të jetë thjesht një robot i zbukuruar për bisedime.

Sidoqoftë, thonë ata, alarmi i Lemoine është i rëndësishëm për një arsye tjetër, në demonstrimin e fuqisë bazë të AI-ve për të bindur njerëzit rreth një argumenti.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here