VIDEO/ Si ju monitoron droni i policisë kur bëni pazar, kujdes lejet edhe kokën

0
4

Nga dita e hënë hynë në fuqi rregullat e reja të lëvizjes për qytetarët. Orari kur qytetarët mund të dalin për të bërë pazare u zgjerua dhe e njejta gjë ndodhi edhe për bizneset që lejohen të qëndrojnë të hapura.

Për të garantuar që me masat e reja nuk do të abuzohej policia prezantoi dje dronët e rinj të cilët do të fluturojnë në disa qytete për të monitoruar situatë.

Sot shifra e gjobave të vendosura ndaj atyre që kishin shkelur masat ishte rritur shumë në krahësim me ditet e tjera. Mbi 700 këmbësore dhe mbi 30 automjete të gjobitura raportohej ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ai kësaj radhe shoqërohej edhe me pamjet filmike të dronëve të cilët fluturonin mbi kokat e qytetarëve nëpër tregjet e fruta perimeve.

Duket si një skenë filmash futuristikë ku dronët monitorues përsërisn mesazhin e tyre për të ruajtur rregullin ndërkohë që nuk monitorojnë vetëm nga lartë por disa herë edhe në lartësinë e trupit të njeriut.

Tashmë kur të dilni për të bërë pazare siguroni jo vetëm lejen e daljes por edhe kokën që mos të përplaseni aksidentalisht me ndonjë nga dronët e rinj super inteligjentë.

VID_20200414_WA0000

Policia e ShtetitShërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19". Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l. Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës. Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Posted by Policia e Shtetit on Tuesday, April 14, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here