Si ndikojnë ngjyrat në sjelljen tonë?

0

colour psychology

Ngjyrat ndikojnë në sjelljet tona duke shkaktuar reaksione fiziologjike si presioni i gjakut, ndryshime të metabolizmit dhe nervozizmi.

Ngjyra është një rrezatim elektro-magnetik i dritës që ndikon tek njerëzit.

Ngjyra e kuqe

Ka efekt energjik, stimulues, emocionues, motivues gjithashtu dhe në rritjen e guximit dhe vendosmërisë.

Përputhet me ngjyrat gri, e bardhë, e zezë, e gjelbër dhe e verdhë.

Këshilla për ngjyrën e kuqe është se nuk duhet përdorur nëse keni probleme me zemrën, presion gjaku apo mungesë ekuilibri.

Ngjyra portokalli

Ka efekt për një komunikim të mirë, për shoqërim, zbavitje, përqëndrim të mirë dhe përmirësim të humorit.

Kjo ngjyrë përdoret  për zyra, çerdhe, restorante dhe palestra gjithashtu dhe me ndonjë ngjyrë shtesë siç është jeshile, e verdhë, e bardhë, pak e kuqe dhe e purpurt.

Është ngjyrë qetësuese.

Ngjyra e verdhë

Ka efekt të stimulimit të aktivitetit mendor, në rritje të inteligjencës dhe entuziazmit.

Është ngjyrë që mund të përdoret për dhomat e fëmijëve, për salla, dhoma studimi, bibliotekë dhe kuzhinë.

Kjo ngjyrë nëse përdoret shumë mund të ju bëjë nervoz.

Ngjyra e gjelbër

Ka efekt freskues, qetësues dhe sjellë paqe dhe harmoni. Mund të përdoret për zyra, tualet, kuzhinë, dhomë fëmije gjithashtu për banka.

Kjo ngjyrë është egoiste dhe xheloze.

Ngjyra bojëqiell

Ka efekt qetësues, përqëndrues dhe ekuilibron emocionet.

Shkon tepër për dhoma për fëmijë, tualet dhe kuzhinë. Kjo ngjyrë mund të ju bëjë tepër aktiv dhe krijues.

Ngjyra blu

Ka efekt qetësues dhe nxit besimin.

Shkon në mjedise si zyra, dhoma për fëmijë, kuzhinë dhe zyra financiare.

Kjo ngjyrë nëse e përdorim tepër na krijon efekt depresioni dhe trishtimi ndaj duhet balancuar me ngjyra të gjalla si jeshile, e verdhë dhe portokalli.

Ngjyra lejla

Ka efekt në rritjen e dijes, fuqisë, kreativitetit, intuitës dhe besnikërisë. Kjo është ngjyrë për mjedis të biznesit, por edhe për shtëpi. Ajo duhet kombinuar me ngjyra të gjalla për shkak se të krijon ndjesinë e depresioni, gjykimit dhe frikës.

Ngjyra vjollcë

Ka efekt spiritualiteti dhe nxit imagjinatën, frymëzimin, ndjeshmërinë dhe ndjenjën e respektit, dinjitetit dhe mirësisë.

Kjo është një ngjyrë dominuese pasi mund të nxisë ndjesinë e të qënurit cinikë dhe të papjekur.

Ngjyra rozë

Ka efekt të mirëkuptimit, ngrohtësisë, shpresës, kujdesit,emocionit dhe sigurisë.

Është ngjyra e preferuar e vajzave dhe përdoret tepër në dhomat e tyre të gjumit apo dhe në sallone bukurie.

Ngjyra rozë ju bën tepër emocional dhe mund ta kombinoni me ngjyra të lehta ose të errëta.

Ngjyra e bardhë

Ka efekt reflektues, inkurajimi dhe balancimi.

Mund të kombinohet me çdo ngjyrë. Ngjyra e bardhë mund të ju bëjë të mërzitur, kritikë, pa përfytyrim dhe ndonjëherë ju krijon ndjesinë e humbjes.

Ngjyra e zezë

Është ngjyra dinjitoze, kontrolli dhe transformimi. Mund të përdoret në zyra prestigjioze.

Ngjyra e zezë mund të ju shkaktojë depresion dhe ndryshime të humorit duke ju bërë tepër pesimist. E kombinuar me ngjyrë të bardhë mund të krijojë atmosferë.

Ngjyra gri

Ka efekt neutralizues dhe sofistikues. Është një ngjyrë që mund të përputhet me çdo ngjyrë tjetër. Kjo ngjyrë mund të ju bëjë të shtypur dhe të ndiheni të shkëputur nga gjithçka.

Ngjyra kafe

Është ngjyrë mbështetëse, ngushëlluese dhe mbrojtëse. Përshtatet me ngjyrë të bardhë, blu dhe rozë. Shpesh kjo lloj ngjyre ju bën të mërzitur dhe ndikon në gjëndjen e humorit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here