Si në filma/ Breshëri plumbash ndaj të riut, shihni momentin e ekzekutimit makabër në SHBA (VIDEO)

0

Këto janë pamjet e një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri në Philadelphia të SHBA-ve. Në pamjet e publikuar nga mediat, shihen dy persona të veshur me të zeza që qëllojnë me breshëri plumbash ndaj një burri.

Autorët, të maskuar dhe armatosur “gjer në dhëmbë” shihen teksa dalin me shpejtësi nga një makinë dhe qëllojnë ndaj “objektivit” që ndodhej në një karburant.

Të dyshuarit qëlluan disa herë në drejtim të viktimës, të identifikuar nga Fox Philadelphia si 30-vjeçari Brandon Dixon.
Dixon, baba i një vajze 5-vjeçare, vdiq në një spital, njoftoi policia amerikane.
“Nuk e di kush po i rrit këta fëmijë, por atyre nuk u intereson. Ata nuk kanë empati”, tha Lisa, nëna e Dixonit.

Policia tashmë ka nisur një hetim për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here