Si nëpër filma, burri i zë pritë 46-vjeçarit në Nju Jork, e qëllon me armë pamëshirshëm (VIDEO)

0

Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video, ku tregon një person që i zë pritë një tjetri dhe nis të qëllojë me armë.

Sipas mediave të huaja, viktimë ka mbetur 46-vjeçari Jermaine Dixon. Ky i fundit ishte duke kaluar në rrugën Queens, ku një person, i veshur me të zeza, e maskë në fytyrë, i zë pritë me makinë dhe nis të derdhë ndaj tij breshëri plumbash.

Kësisoj Dixon ka mbetur i vdekur në vend. Policia ndërkohë, nuk e ka identifikuar ende autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here