Si të parandalojmë infeksionet e kockës dhe muskulit?

0

Nëse qëndrojmë vazhdimisht ulur ose në këmbë është e pashmangshme nisja e dhimbjeve të ndryshme.

Qëndrimi ulur duke punuar mbi tavolinë për më tepër se 8 orë ose qëndrimi vazhdimisht në këmbë bëhet shkak për dhimbje dhe bllokime të pjesëve të trupit.

Ndërsa mënyra e vetme për të shpëtuar nga këta dhimbje është eliminimi total i infeksionit të formuar në kocka dhe muskuj.

Perimet jeshile: Perime jeshile si pazia, lakra e zezë dhe spinaqi janë të pasura në pikëpamje të karotenoidit dhe flavanoidit. Këta përbërës janë në cilësi që të parandalojnë infeksionet.

Perimet jeshile njëkohësisht janë të pasura në aspekt të magnezit. Mineralet brenda tyre ndihmojnë në mbështetjen e kockave dhe muskujve.

Perimet ngjyrë portokalli: Karrota, kungulli i ëmbël dhe patatet e ëmbla janë mjaft të pasura në aspekt të karotenodit dhe si rezultat parandalojnë infeksionin. Disa prej këtyre karotenoideve mund të shndërrohet në vitaminë A, kështu rregullon dhe ekuilibron sistemin e imunitetit.

Ananas: Enzima bromelajin që gjendet tek ananasi parandalon infeksionin.

Peshq të yndyrshëm: Peshq të yndyrshëm si solomoni, sardelja dhe skumria përmbajnë përbërës si EPA dhe DHA, të cilët janë yndyrë omega-3. Ndërsa yndyrnat omega-3 nuk janë të dobishme vetëm për shëndetin e zemrës, por njëkohësisht kanë veçori të parandalojnë infeksionet.

Po ashtu peshqit e yndyrshëm na ndihmojnë edhe në përballimin e vitaminës D. Ndërsa vitamina D na mundëson një sistem imuniteti të ekuilibruar dhe si rezultat parandalon infeksionet e padëshiruar ose ato kronike.

Panxhari: Edhe tek panxhari gjenden përbërës që parandalojnë infeksionin dhe përveç kësaj është konstatuar se është një ushqim i dobishëm për shëndetin e zemrës.

Fara Chia: Farat chia janë mëse të pasura në aspekt të acideve yndyrore, ashtu si omega 3 dhe zhdukin infeksionin. Ngaqë ngadalëson funksionimin e sistemit të tretjes dhe ka si veçori të japë ndjenjën e ngopjes për një kohë të gjatë lehtëson edhe humbjen në peshë.

Fruta si luleshtrydhja, qershia dhe mjedra: Antisianinët që i japin ngjyrën këtyre frutave janë antioksidante të fuqishëm dhe kanë si veçori luftimin ndaj infeksioneve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here