“Situata dramatike”, kreu i PD-së për Fushë-Krujën: Përmbytjet nga reshjet?! Kanalet kulluese s’janë pastruar prej 10 vitesh

0

Agron Loka, kryetari i Partisë Demokratike për Fushë-Krujën nga terreni në një zonë të përmbytur, siç është fshati Murqinë, theksoi se situata është dramatike.

Ai akuzoi autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve kulluese, ndaj edhe sipas tij është kjo situatë.

“Situata në fshatin Murqinë bashkia Krujë është situatë që paraqitet prej vitesh, rreth 10 vitesh. Një situatë që nuk vjen vetëm për shkak të reshjeve që ndodhin. Jemi akoma pa u futur në stinën e dimrit, situata është dramatike. Niveli i ujit sa vjen e ngrihet. Arsyeja më e madhe është se këtu nuk pastrohen kanalet, prej 10 vitesh këtu nuk vihet dorë. Situata e këtyre fermerëve është dramatike. Këta fermerë jetojnë për bukën e gojës.”, tha Loka.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here