Situata e rëndë nga përmbytjet në vend, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend

0

Një grup deputetësh në emër të Grupit të Partisë Demokratike, kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit.

Kërkesa drejtuar Kuvendit e firmosur nga Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Bushati, Koliqi, Bakiu, Lika dhe Ulliri.

Situata ka qenë më e rënduar në Shkodër, ku 2405 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve. Ndërkohë, për shkak të përmbytjeve fakteqësisht humben jetën dy persona, babë e bir në Shkodër të cilët i mori rrjedha ditën e djeshme dhe u gjendën sot të vdekur.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here